• |
ide | kryesore

Ronaldo sot në fushë, Solskjaer e konfirmon: “CR7 e sigurtë në fushë kundër Newcastle”

-Instant, Sport



Në prag të ndeshjes kundër Newcastle, Ole Gunnar Solskjaer nuk mund të mos fliste gjithashtu për kthimin e shumëpritur të Cristiano Ronaldos në Premier League. “Ne të gjithë jemi të lumtur me kthimin e tij dhe mezi pres që të vijë ndeshja – tha tekniku i Manchester United -. Ai bëri një pre-sezon të mirë dhe luajti me ekipin kombëtar. E sigurtë që do ta aktivizoj në fushë. ”

“Ne e dimë se çfarë ka arritur në karrierën e tij dhe çfarë mund të arrijë akoma – shtoi Solskjaer pa specifikuar nëse CR7 do të luajë që nga minuta e parë, apo gjatë ndeshjes -. Ai e ka kaluar jetën me disiplinë të madhe dhe profesionalizëm maksimal”.

“Fokusi brenda ekipit ka ndryshuar: me ardhjen e Cristiano dhe Raphael (Varane) lojtarët nuk mund të japin më 95% në stërvitje, niveli ngrihet me lojtarë fitues si ata”, përfundoi trajneri i Djajve të Kuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *