• |
ide | kryesore

Video/ Debutim ëndërrash në Teatrin e ëndërrave: Cristiano Ronaldo dygolësh ndaj Newcastle

-Instant, Sport, Video



Cristiano Ronaldo debuton në Premier League me fanellën e Manchester United dhe vazhdon aty ku e kishte lënë, me një dygolësh në sfidën e parë në Premier League për të, kundër Newcastle. Portugezi që kishte shënuar dygolësh me Portugalinë për të përmbysur Irlandën në kualifikueset e Botërorit, përpara se të skualifikohej, ka bërë atë që di të bëjë më mirë në paraqitjen e tij të parë me fanellën e Djajve në Old Trafford.

CR7 shënoi golin e parë në përfundim të pjesë së parë, me rezultatin që ishte ende 0-0. Numri 7 përfitoi nga një gabim i portierit, duke e dërguar topin në rrjetë e duke festuar me siuuu e tij tradicional. Në pjesën e dytë, Ronaldo u bë sërish protagonist duke realizuar golin e dytë në minutën e 62 të takimit. Një start ëndërrash në Teatrin e Ëndërrave për 36-vjeçarin që rikthehet dhe një herë në Old Traford aty ku nisi karriera e tij legjendare 12 vjet më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *