• |
ide | kryesore

Video/ Katastrofë e Juventus, i dhurojnë tre pikët Napolit: Szczesny e Kean e çojnë Allegrin -8 nga kreu

-Instant, Sport, Video



Në ndeshjen e javës së tretë të Serie A, Napoli mposhti 2-1 Juventus me përmbysje dhe e dërgon -8 nga kreu. Në stadiumin Maradona bardhezinjtë kaluan në avantazh me Morata, që shfrytëzoi një gabim të Manolas e mposhti Ospina (10′), por u dënuan nga një tjetër gabim i Szczesny në minutën e 57: portieri nuk priti dot një goditje të Insigne duke i dhënë mundësinë Politanos të barazojë. Në të 85′ numri 1 polak evitoi autogolin e Kean, por nuk mund të bënte asgjë për të ndaluar Koulibaly ta shtynte topin në rrjetë.

Juventus del i mundur 2-1 nga Maradona, pasi kaloi në avantazh në minutën e 10′ me Moratan: përmbysja e dytë e pësuar nga bardhezinjtë që nga fillimi i kampionatit, por këtë herë skuadra e Allegrit i lë kundërshtarit edhe tre pikët. E falenderon Napoli, që me Politanon shfrytëzoi një gabim të Szczesny (i dyti pas atij në Udine) e me Koulibaly një neglizhencë të pabesueshme të Kean.

Allegri vuajti mbi të gjitha mungesat e lojtarëve amerikano-jugor me Dybala, Bentancur, Cuadrado, Danilo e Alex Sandro, të padiponueshëm e listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar nga Arthur tek Chiesa. Sukses i rëndësishëm për Spallettin, që bëhet kështu trajneri i dytë në historinë e Napolit, pas Benitez, që fiton tre ndeshjet e para të kampionatit radhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *