• |
ide | kryesore

Video/ PSG bën poker, pa Messi e Neymar: i shkakton Clermont humbjen e parë në histori në Ligue 1

-Instant, Sport, Video



PSG është i pandalshëm në këtë fillim të Ligue 1 2021/2022: edhe pa Messin e Neymar, parisienët mposhtën Clermontin e sapo promovuar me një 4-0 të thjeshtë dhe mbeten të parët në renditje, me pikë të plota pas pesë javësh. Në debutimin e Gianluigi Donnarumma si titullar mes shtyllave të skuadrës së Pochettinos, dygolëshi i Herreras dhe firmat e Mbappè dhe Gueye i dhanë fitoren skuadrës vendase. Clermont, nga ana tjetër, mbetet i palëvizur në kuotën tetë pikë.

Gjithçka është e lehtë për PSG në shtëpi kundër Clermontit të sapo promovuar. Me yjet kryesorë të skuadrës: Neymar, Marquinhos, Messi, Paredes apo Di Maria, të pranishëm në tribunat e Parc des Princes pas impenjimeve me Argjentinën e Brazilin në natën mes të enjtes dhe të premtes, parizienët nuk kanë patur asnjë problem të konfirmohen si një ushtri e pandalshme në këtë kampionat. Në ndeshjen që shënoi debutimin e Gianluigi Donnarumma si titullar mes shtyllave të PSG (portieri italian nuk ka patur shumë punë gjatë 90 minutave), ishte Herrera ai që mori përsipër vendasit dhe nënshkroi një dygolësh të shkëlqyer në minutat e 20 dhe 31’.

Çdo gjë u hipotekua që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Mbappè, si zakonisht, mbylli llogaritë në minutën e 55 pas një pasimi të Draxler. Tetë minuta më vonë fenomeni francez humbi rastin për të bërë poker ballë për ballë me portierin e Clermont, por parabola e tij doli jashtë. Çështje sekondash, sepse në minutën e 64 Gueye shënoi me kokë, me portë bosh, golin e 4-0. PSG është i pari në renditje me pikë të plota, ndërsa pas një fillimi përrallor të kampionatit, Clermont pëson humbjen e parë në Ligue 1 në historinë e tij dhe mbetet me tetë pikë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *