• |
ide | kryesore

Video/ VAR imponohet që në ndeshjen e parë të Superiores: ja ndihma që i dha arbitrit Xhaja

-Instant, F1, Sport, Video



Në Niko Dovana u ngrit sipari i sezonit të ri të Superiores, me sfidën mes Teutës e Partizanit, të fituar 1-0 nga vendasit me një gol të Giorgiev, i ndihmuar nga gafa e portierit Alban Hoxha në minutën e 18. E megjithëse luanin kampionët në fuqi kundër rivalëve të mëdhenj të sezonit të kaluar, pritshmëritë ishin të larta edhe për impaktin që sistemi Video Assistant Referee (VAR) do të kishte në futbollin tonë.

Askush nuk mbeti i zhgënjyer, sepse VAR tregoi eficencën e tij menjëherë, duke akorduar një penallti, pasi thirri arbitrin Juxhin Xhaja të rishikonte episodin, kur një mbrojtës i Teutës e pengoi topin e goditur drejt portës, me dorë. Pikërisht në minutën e 55′ të ndeshjes erdhi edhe momenti historik, me ndërhyrjen e parë të VAR në kampionatin shqiptar. Cara tentoi kuadratin e u bllokua nga Ivanoviç: pas kontrollit me sistemin VAR, gjyqtari Xhaja akordoi penalltinë për prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Teutës.

Tjetër punë pastaj se Junior gaboi, duke goditur jashtë kuadratit dhe duke lënë në fuqin golin e minutës së 18′ kur një gabim i rëndë i kapitenit të të kuqve i dha mundësinë Giorgiev të shënonte: Hoxha provoi të largonte topin nga zona, por sulmuesi i Teutës e devijoi me këmbë topin në rrjetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *