• |
ide | kryesore

Aksidenti në pallatin në Astir, reagon ISHMT

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku në një pallat u shkëput ashensori, duke plagosur 2 gra.

Në deklaratë bëhet me dije se ashensori i pallatit ku ndodhi ngjarja nuk rezulton i regjistruar dhe se nuk është bërë asnjë inspektim nga ana e një trupe të autorizuar.

Mes të tjerash ISHMT thekson se është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik.

DEKLARATA E PLOTË
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e Astir, Tiranë, sqarojmë se pranë ISHMT nuk rezulton ky subjekt si i regjistruar.
Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.
Nga të dhënat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.
Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.
Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.



2 Comments

  1. e hoqi shteti pergjegjsin nga bytha e vet
    i ngeli ndermjetesit administratorit
    por nuk perjashtohet te dale qe fajin e ka poplli dmth viktima

  2. Po te kishte opozite do ta gozhdonte direkt qeverine dhe mazhorancen, duke ju veshur pergjegjesine direkte per aksidentin, pas gafes trashanike te Inspektoratit te Endrrave dhe Perrallave me Mbret!

    Mjafton ti kerkoje Inspektoratit listen e plote te pallateve te cileve u jane inspektuar ashensoret, meqe kete qe u keput nuk e paskan kontrolluar.

    Jam i bindur qe nuk kane kontrolluar thuajse asgje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *