• |
ide | kryesore

Bie ashensori me 5 persona në pallatin në Astir, mes tyre një shtatzënë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku dyshohet se është shkëputur ashensori në një pallat. Si pasojë janë dëmtuar dy gra. Një shtetase me iniciale M.Q., e cila pas mjekimit u largua për në banesë dhe një grua tjetër e paidentifikuar që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se një prej grave ishte shtatzënë, ndërkohë që fatmirësisht, ashensori ka rënë nga njëri kat dhe ka mbetur në katin më poshtë, duke mos përfunduar deri në katin më të poshtëm të tunelit.

NJOFTIMI

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *