• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni si kalon Red Bull i Verstappen mbi kokën e Hamilton: ‘Halo’ i shpëton jetën anglezit

-Instant, F1, Sport, Video



Dueli në Monza mes Max Verstppen dhe Lewis Hamilton përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Pak më shumë se në gjysmën e garës, të dy u gjendën krah për krah në hyrje të variantit të parë. Askush nuk donte të hiqte këmbën nga gazi dhe në dalje të kthesës, Red Bull përfundoi mbi Mercedesin e Hamilton. Një aksident i keq mbi të gjitha sepse rrota e djathtë e pasme e makinës së hollandezit përfundoi në kokën e anglezit, me goditjen që u evitua vetëm falë ndërhyrjes së aureolës (halo). Tërheqje e pashmangshëm nga gara për të dy, por Verstappen është ndëshkuar në funksion të GP të Rusisë.

Lewis Hamilton është shfaqur i qetë në komentimin e incidentit me Verstappen, por akuzon hapur kundërshtarin e tij në garën për titullin e F1. “Ishte një gjest oportunist, ai e dinte në atë moment se do të përplaseshim. Ai vazhdoi të shtynte, më hipi në kokë. Ndjej dhimbje në qafën time. Shumë keq sepse po bëja një garë të mirë, po luftoja për fitoren “, tha anglezi. “I kisha lënë hapësirë jashtë atij, padyshim që ai humbi kontrollin dhe kaloi sipër meje – shtoi ai -. Kanë qenë tre javë të vështira për ne, sot është zhgënjyese të mos e përfundojmë as garën.”

Vendimtare për të shmangur një tragjedi të mundshme ishte mbrojtja për sediljen e shoferit e futur nga FIA katër vjet më parë pas aksidentit fatal të Jules Bianchi në Çmimin e Madh Japonez 2014. Gjyqtarët e pistës e vlerësuan fajtor pilotin e Red Bull Verstappen e në GP rus ai do të fillojë tre pozicione prapa performancës së tij në kualifikuese.

Nuk është mërzitur shumë Max Verstappen, që largohet nga Monza me dy pikë më shumë se rivali i tij (ato të Sprint Race) në një pistë të vështirë për Red Bull. “Deri në atë pikë ishte një garë fantastike. Pastaj ai më shtyu në të majtë që në frenim, pa që unë dola nga jashtë dhe më dërgoi kundër bordurës së ngritur. Në atë pikë nuk kisha më vend. Ishte për të ardhur keq -, ishin fjalët e holandezit -. Për të bërë kthesën duhet që të dy pilotët të bashkëpunojnë. Nga ana ime, mendoj se kam bërë gjithçka në mënyrë korrekte. Por unë nuk jam i zemëruar, është garë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *