• |
ide | kryesore

Intervista e pakëndshme e Jennifer Aniston çudit shikuesit

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Aniston pati një bisedë në një shfaqje televizive britanike dhe jo pak shikues mbetën të çuditur.

Aktorja ishte e ftuar virtualisht në “The One Show” për të diskutuar për sezonin e dytë të serialit “The Morning Show” në Apple TV+, ku luan së bashku me Reese Witherspoon. Jennifer po fliste për ndjesinë e të xhiruarit skenat në orët e hershme të mëngjesit. “Unë arrija atje në orën 5 të mëngjesit dhe korridoret ishin të qeta dhe njerëzit zgjoheshin ngadalë dhe pastaj krejt papritur, treni fillon të lëvizë dhe bëhet rrëmujë e më rrëmujë. Është një kaos absolut,” tha Jenn.

Pas kësaj, prezantuesi Jermaine Jenas e ndërpret për t’i bërë një pyetje Witherspoon, duke nënkuptuar se Aniston nuk i pëlqen të zgjohet herët “Reese, duhet të jem e sinqertë me ty, Jennifer më ka thënë* se ajo nuk është një person mëngjesi,” tha ai, gjë për të cilën Aniston u shfaq e habitur. *Shën.red. Në fakt, prezantuesi Jenas përdor frazën “sold it to me” që nënkupton se ajo është përpjekur ta bindë ose që ai ta dijë se ajo nuk është një person mëngjesi.

“A bëra një marrëveshje të mirë?” pyet me ironi Aniston.

Njerëzit në Twitter pothuajse u ndanë në dy pjesë. Disa kritikojnë aktoren për mënyrën si iu drejtua prezantuesit duke e konsideruar qëndrimin e saj si tepër negativ. Të tjerët, mbrojnë Jennifer-in dhe argumentojnë se është Jennas ai që gaboi së pari duke e ndërprerë teksa ajo po fliste dhe pastaj për frazën e përdorur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *