• |
ide | kryesore

Dalin shifrat, 4 viktima dhe 864 raste të reja në 24 orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shifrat



Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se janë kryer 4334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 864 qytetarë, në këto bashki:

302 raste në Tiranë, 84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë.

Janë 12,766 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.

Janë shëruar 679 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 864
Të shëruar në 24 orë 679
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 4334

Testime totale 1,116,961
Raste pozitive 157,026
Raste të shëruara 141,717
Raste Aktive 12,766
Humbje jete 2,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5206
Shkodër 1590
Durrës 1080
Fier 1066
Vlorë 904
Lezhë 726
Elbasan 618
Berat 481
Korçë 321
Gjirokastër 295
Kukës 278
Dibër 201



4 Comments

  1. Po në Sarandë eKsami që ishte nami me turistë si ska asnjë rast? Apo aty njihen njerëzit midis tyre dhe nuk ecën përralla me kuçedrën Covid?!

  2. Nga 3-4 vdesin ne dite , por ama sherohen nga 700-800 ne dite. E beni dot hesapin ? C’lloj pandemie eshte kjo???
    Edhe shifrat e vjetshme jane te manipuluara. Cdo dite e me shume njerezit po e kuptojne qe gjithe puna eshte te vaksinimi me detyrim.
    1. Fitime kolosale te pallogaritshme( i shtrejtuan muajin e kaluar vaksinat).
    2. Efektet anesore qe nuk njihen dhe qe patjeter e demtojne shundetin e njeriut.
    3. Vendosja e nje rendi te ri boteror. Diktature mjekesore.
    Ju kujtohet Hitleri si e ndau popullsine e botes??
    HEBRENJTE KUNDER RACES ARIANE.
    SOT JEMI: TE VAKSINUARIT KUNDER JO TE VAKSINUARVE .

  3. Po flasin ca injorante e kopuke tifoze te vdekjes. Shume nga ne kane patur nga nje te vdekur ne failje. Njerezit po vdesin tufa tufa keta mundohen te mohojne evidencen. Vaksinimi eshte shenje shendeti, kujdesi, qytetarie dhe civilizimi. Talebanet le te shkojne per lesh!

  4. Ne fakt ti ke te drejte por keta talebanet e albanistanit jan ne epoken e pordhes akoma.Keta vetem krekosen si gjeli ne mut.Ka te beje shume injoranca. Po keta nuk kan bere ndonjehere vaksina me pare ne jeten e tyre?cfare garancie kan pasur nga vaksinat e me parshme?Keto kohet e fundit interneti po e perdhos njerezimin me lloj lloj genjeshtrash ahahahah si thonin , te fusin zhive, te fusin chip, po te vendosesh metal tek vaksina do ngjitet ne trup metali dhe lloj lloj pordhacionesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *