• |
ide | kryesore

Longo me filozofinë e Guardiolës: “Të kontrollojmë topin është stili ynë”

-Instant, Sport



Kukësi është imponuar në ndeshjen e parë, duke siguruar një fitore tepër të rëndësishme për besimin mbi të gjitha dhe tekniku italian Longo është në krahët e entuziazmit: “E prisja nga ekipi sepse kemi punuar mirë për dy muaj. Në çdo stërvitje bëjmë maksimumin dhe ndiejmë entuaziazëm. Kur stërvitesh fort bën atë që duhet në fushë”. Italiani kërkon nga skuadra të bëjë lojën, duke u frymëzuar nga ato skuadra që imponohen ndaj kundërshtarit: “Të kontrollojmë topin është stili jonë, kam lojtarë që mund ta bëjnë”.

“Ndoshta për Shqipërinë është diçka ndryshe – vazhdoi Longo -, por ne e shijojmë këtë lloj loje sepse e pëlqejmë. I kam parë të gjitha ndeshjet, i kam përgatitur sfidat duke parë dhe miqësoret e Egnatias. Superiorja është një nivel i lartë i kampionatit nuk e prisja, dhe është një vizion ndryshe të futbollit. Kam parë një organizim shumë të mirë dhe duhet të përgatitemi për nivelet e larta.”, përfundoi tekniku italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *