• |
ide | kryesore

Shkëmbi agresiv pas fitores me Kastriotin: “Nuk mund t’i falim kundërshtarit”

-Instant, Sport



“Jam i gëzuar, i kënaqur për 3 pikët dhe pjesën e parë. Do të doja që edhe pjesën e dytë ta luanim në të njëjtën mënyrë. Por ndoshta na falet se ndeshje e parë, do të duhet kohë. Nuk mund t’i falim kundërshtarit pothuajse gjithë lojën në pjesën e dytë”. Bledi Shkëmbi, tekniku i Dinamos, nuk e fsheh lumturinë për fitoren e parë, por në anën tjetër shfaq agresivitetin që do të jetë fytyra e Dinamos së tij. “Në futboll nuk mund të garantosh gjë. Ky ekip nga presidenti i pari, është investuar dhe do të luftohet për titullin kampion. Tifozëve do t’iu siguroj që ne do të punojmë fortë dhe do të mundohemi të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Në çdo ndeshje kjo Dinamo do të jetë në lartësinë e emrit që ka” tha ish-tekniku i Teutës.

Një fjalë vlerësimi edhe për skuadrën, por edhe debutimin e Cinedu, autor i dygolëshit vendimtar në Kamëz: “Më bëhet qejfi për Cinedun që shënoi 2 gola. Kemi edhe Gjatën, Skukën që kanë cilësi të mira. Për ne është e rëndësishme që ekipi të japë mënyrën e duhur, që në pjesën e parë e bëmë shumë mirë. Ibraimi është qershia mbi tortë e jona, jam i bindur që ai do të japë akoma më shumë, i ka mundësitë” theksoi korcari.

Ndreu, në anën tjetër, është shprehur i goditur nga pësimi i shpejtë i golave, që kondicionuar performancën e të tijve: “Të dy golat ishin të shpejtë. Mendojnë që akoma mund të jenë ndeshje miqësore. Nuk kemi pasur kohën e mjaftueshëm për ta përgatitur skuadrën. Gjysma e skuadrës ka ardhur me vonesë. Harmonia mes lojtarëve nuk është akoma në nivel. Do ta vuajmë fillimin e kampionatit deri sa të hyjmë në ritëm”, përfundoi tekniku i Kastriotit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *