• |
ide | kryesore

Trump ‘zgjedh’ kundërshtarin për ndeshje boksi: Më i lehti për mua Joe Biden, do e rrëzoja që në sekondat e para

-Instant, Arkiva, Planet



Ish-Presidenti i Shba, Donald Trump i është rikthyer shfaqjeve argëtuese me batutat e tij. Trump është pyetur se nëse do të ngjitej në ring, kë do të preferonte si kundërshtar.

Trump theksoi se në të gjithë botën, Biden do të ishte kundërshtari më i lehtë.

Sipas Trump, Presidenti aktual i SHBA do të binte në tokë që në sekondat e para.

“Unë mendoj se ndoshta lufta ime më e lehtë do të ishte Joe Biden sepse mendoj se ai do të binte shumë, shumë shpejt. Biden do të binte në sekondat e para”,- deklaroi Trump.

Trump duket se e sfidon në ringun e boksit, por Joe Biden e mposhti vitin e kaluar në zgjedhjet amerikane edhe pse Trump i cilëson ende të vjedhura.

Edhe pse duket një ndeshje thuajse e pamudnur, gjithsesi nëse do të ndodhte Trump ka avantazh gjatësinë, peshën dhe moshën pasi është 4 vite më i ri se Biden.



2 Comments

  1. Biden eshte nje kukull zombi qe nuk di te mbaroje nje fjali nga fillimi deri ne fund. Kush mendon se ai eshte presidenti me i votuar ne te gjithe historine te shkoj te doktori se nuk eshte mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *