• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shikoni ashensorin që ra në Astir

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Ashensori i një pallati është shkëputur me një kat por për fat është bllokuar në katin tjetër duke mos rrëshqitur deri në fund.

Në momentin e incidentit, në ashensor kanë qenë 5 persona, tre djem dhe dy vajza, një prej të cilave shtatzënë. Dy kanë pësuar lëndime. Policia po heton nëse ashensori ka qenë i kolauduar, si dhe periodicitetin e kolaudimeve që i është bërë. Gjithashtu, priten akt ekspertime, nëse i përmbush kriteret për tu përdorur.



4 Comments

  1. Skandal!! Nëse pallati nuk ka administrator, çfar bëri qeveria? Pse nuk çoi inspektorë tek ndërtesa?! Kjo është mungesë ligjshmërie ose moszbatimi i ligjit nga të gjitha palët, që prap fajëson qeverinë.

    Kesaj i thonë “Prona e të gjithëve dhe e asnjërit”.

    1. Prape me qeverine? Ka shume mekate e qelbesira por fajin e kane banoret! Edhe nese do te kishe inspektim dhe do te dilte negativ, banoret nuk do paguanin sikurse nuk e kane bere! Ndekohe qe me ligj ata duhet te paguanin inspektimin vjetor dhe kolaudimin e ashensorit prej vitesh. E verteta eshte qe njerezit nuk e kuptojne qe edhe ashensori ka nevoje per mirembajtje periodike,Preferojne te thone qe e kane shtepine ne katin e pare apo “nuk e perdorin” ashensorin se jane ne diete apo bejne fiskulture..

  2. Po si dreqin kan hyp 5 veta ne atë ashensor mor jahu?!
    Ai qeka për 2-3 rob
    Mir që skan mor dhe naj biçiklet mrena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *