• |
ide | kryesore

Basha e la jashtë grupit/ Flet Berisha: Cili është synimi im tani në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për lënien jashtë nga grupi parlamentar i PD nga kryetari Lulzim Basha. Ai tha në Syri TV se veten e konsideron anëtar të grupit edhe pse PD nuk e ka vënë emrin e tij në listën e dërguar në Kuvend.

“Së pari do të lejoni të shtoj se data 10 ishte një ditë historike për mua. Një përpjekje e jashtëzakonshme, e pandershme me një përpjekje se kush do të hyjë në parlament dështoi plotësisht. Unë garantoj çdo shqiptar se qëllimi im nuk ishte personi Sali Berisha, por sovraniteti dhe dinjiteti i këtij vendi që sa kohë të jetë sovran nuk duhet të ndikojë askush pavarësisht partnerëve se kush duhet të hyjë në parlament.

Unë jam anëtar i grupit të PD, pavarësisht formaliteteve. Ka një ligj që përcakton se kur një deputet nuk mund të jetë anëtar i një grupi. Unë kam garuar si deputet i listës së PD dhe jo me një listë tjetër, KQZ më ka deklaruar si deputet të PD. Së treti zoti Basha ka bërë një deklaratë televizive duke dhunuar çdo germë, nen dhe fjalë të statut të PD.

Unë nuk kam asnjë vërejtje për mendimin e tij personal si kryetar i PD që për këtë shkak nuk duhet të jetë në grupin parlamentar nëse nuk votohej minimumi në këshillin kombëtar të PD duke ndryshuar statutin me të paktën 2/3 e votave. Në variantin më minimal duhet të bëhej kjo. Këshilli Kombëtar merr masa me 2/3 dhe me shumicë votash e shkarkon kryetarin.
Deklarata e Bashës ka krijuar një traumë shumë të madhe në PD. Jua them me sinqeritet dhe fakte. PD

është në krizë të thellë dhe rrezik të madh. Çfarë po bëj unë? Unë kam kërkuar që PD të mos merret me çështjen time sepse unë merrem vetë me të.

Në këto kushte Basha duhet të shkonte në Këshillin Kombëtar, por ai e dinte që nuk kalonte propozimi i tij. Unë nuk dua që nga ky debat nuk dua që PD të ndahet, të copëtohet të dëmtohet, unë do vbëj gjithçka që nga ky proces të shprehen të gjithë anëtarët e PD. Unë nuk dua që partia të ndahet ca të këtij, ca të atij. Ky ishte një veprim i papritur i atij. Ky veprim ka krijuar veprime shumë të rënda në PD me djegie teserash dhe largime…

Lëvizja ime kur të votojë anëtarësia. Unë nuk dua që këtë ta përdor për mburojë. Unë dua të shpëtoj PD nga një situatë tejet e rëndë e krijuar nga një vendim i paimagjinueshëm nga një kryetar partie. Lëvizja ime është për të bërë gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin dhe përçarjen e PD. Do të nis foltoret vetëm me këtë qëllim” – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ky vazhdon ben ato per te cilat eshte akuzuar. Do ta bej shembull fare kete. Po duhet me prit publikimin e akuzave qe me siguri do e bej Spak. Te shofim dhe provat se ka ber cka ber cdo njeri ka te drejten e nje procesi te drejt.

  2. Te qifsha rropt ty kurves me lart qe deformoni cdo gje me urdher nga lart. Nuk jemi injorante si puna juaj o vemje, ja kuptojme mesazhin shume mire Sales qe po i qi Partine njehere e mire ai qe e perzune ne 91 dhe i ka ngel peng kjo hakmarrje!

  3. arroganca me të cilën i bënte këto gjëra ishte frymëzuese për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, tani është flakë kashte për t’u dukur se nuk ka ikur akoma nga Presidenca.

    Është pak a shumë si diferenca mes Sali Berishës para dy vitesh, që me një të lëvizur të dorës nxirrte grupin parlamentarë të PD nga Kuvendi pa e pyetur Lulzim Bashën, dhe Sali Berishën e sotëm, që duket si plak i vetmuar rrugëve, që gjuan me gurë makinën e Lulzim Bashës.

  4. Saliu duket si djale i ri
    Ke qef tja degjosh kengen
    Bravo Berisha!!!
    Po te flet dikush ish-elektorat i majte.
    Bravo bravo. Je gjigand mbi gjigandet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *