• |
ide | kryesore

Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon Unazën/ Veliaj: Paralajmërim edhe për linjat e tjera

-Instant, Lajme, Të fundit

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka njoftuar kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.


“Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi tha Veliaj.


Kreu i Bashkisë Tiranë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër.

 

6 Comments

  1. Po puna e 700 mije € (7 vite lincense, 7×100.000 €) qe Majmuni Irko/Ferdinad Ibrahimi i dha rrushfet Plehut te Bashkise si do te behet?!

  2. Me skamdaloz eshte menaxhimi i bashkise per linjat e autobuzeve dhe per stacionet ku ndalojne pa kriter.
    Bashkia akoma nuk ka dhene shpjegime per fallsifikimin e biletave

  3. Linja institutit katastrofë, biles autobuziblinjes perdoret per puntore fabrikash duke mos ndaluar ne stacion per qytetaret. Ka sy bashki ne nje ore nje autobuzë, si kapet orari i punes apo shprehja s’ju detyron kush. Turpi eshte i bashkisë qe livadhisin linjat sikur ju teket, ku jan 3-13 minutat ne stacione, ne degen e fikut se ne stacione jok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu