• |
ide | kryesore

Britania heq dorë nga planet për certifikatat e sigurisë së Covid

-Instant, Lajme, Planet

Përhapja e varianteve të reja të Covid është kthyer në një sfidë për të gjithë botën. Shumë vende kanë rikthyer masa kufizuese ose kanë bërë me detyrim përdorimin e certifikatës së vaksinimit, ndërsa në Britani duket se një gjë e tillë nuk është më në planet e qeverisë.


Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria britanike hoqi dorë nga planet për futjen e pasaportave të vaksinave për qasje në klube nate dhe ngjarje të mëdha në Angli.


Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid në një deklaratë për mediat e huaja ka theksuar se ideja ishte vlerësuar si e tepruar. Mendohej se plani, i cili u kritikua nga Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut, si dhe disa deputetë, do të prezantohej në fund të këtij muaji.

Vetëm një javë më parë, ministri i Shëndetësisë kishte mbrojtur skemën si “mënyra më e mirë” për të mbajtur të hapur industrinë e lokaleve të natës.

Qeveria tani njoftoi se kjo ide do të mbahej “në rezervë” nëse do të ishte i nevojshëm gjatë vjeshtës ose dimrit.

Sipas skemës, njerëzve do t’u kërkohej të tregonin prova  qoftë të vaksinimit të dyfishtë, një test negativ Covid, ose të përfundonin të izoluarit pas një testi pozitiv të PCR – në mënyrë që të fitonin hyrje në klube dhe evente të tjera me publik.

1 Comment

  1. KESHTU DO TA KERKOJ GJITH POPUJT DUKE I SHEMBUR PLANET DJALLEZORE TE PADUKESHME,DHE TI KTHEHEN NORMALITETIT MEPARSHEM KURSE ATYRE QE E SOLLEN KET GJENDJE DO TU KERKOHET SHPERBLIM,PER GJITHA PASOJAT,KY ESHTE ZHVILLIM I PA çMANGESHEM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu