• |
ide | kryesore

“Çështja Berisha”/ Basha takim në selinë blu me të besuarit e tij në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje këtë paradite me 7 deputetë.

Fokusi i takimit ka qenë qasja në publik për “çështjen Berisha”. Është diskutuar se çfarë mesazhi do i transmetohet publikut, për këtë tematikë.

Deputetët e pranishëm në takim ishin: Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, JoridaTabaku, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj.

Kujtojmë se në orën 17:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja. Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD, ndërsa në pesë të tjerat, Partia Demokratike do të ketë postin e nënkryetarit. Një orë para seancës ne PD është njoftuar mbledhja e grupit parlamentar.



5 Comments

  1. Përse rrëzohen idhujt? Sepse natyra njerëzore është e prirur të fantazojë dhe të fillojë të besojë ato që vetë ka krijuar.

    Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Sali Berishës. I kanë dhënë atij në 30 vjet gjithçka nga shpirti i tyre. I kanë dhënë besim, admirim, pushtet. Janë rrahur dhe dhunuar për të.

    Janë hequr nga puna, keqtrajtuar dhe terrorizuar. Shumë prej tyre, në këmbim, nuk kanë marrë asgjë. Sepse ata kanë besuar, shpeshherë me naivitet.

    1. Duhet te marrin patjeter noi lek me droge ose korrupsion ?? qeverisje me e mire, bandat ne burg, levizja pa viza, ekonomia me e mire, akshi , tenderat online etj apo hyrja ne nato, rruga e kombit , elbasanit dhe gjithe rruget e shqiperise, jdhe jo trau i cetit te duken pak ?? as ka pike dyshimi qe ka patur probleme, por ne teresi ka qene qeverisje me e hajrit nga 2005 deri ne 2011…

      pyeti i her votuesit e ps ca kane marre keto 8 vitet e fundit ? kanabis, kokaine, banda, betonizim dhe prishje shpish , vdekje nga termeti nga covidi, njerez te hedhur ne rruge , te vjedhur te rrahur te abuzuar, cmimet ne kupe te qiellit dhe bashen opozitar.

      mos ja qaj hallin sales, halli eshte i joni, sepse vend pa opozite eshte karta bianka per ramen. e pe ca ndodhi 2 vjet me murrizin ? rama bej ligje, murrizi voto. e keshtu me rradhe me vendime qeverie, me vendime parlamenti me anetare gjykatash kushtetutes qe etohen tek noteret e lanes, me kerperatattata yy tyryry…..

      Dhe keshtu do jete dhe me opoziten e bashes> Beteja ka filluar tha basha ne 25 prill, por pati vetem nje krisme dhe viktime saliun ? , sepse fajin e ka saliu sic ka thne i madhi edi rama

      nuk e ka fajin basha qe djeg mandatet smerr pjes ne zgjedhje lokale, humbet 25 prillin nuk ka faj sepse e ka shitur pd tek rama, dhe po ashtu nuk e ka fajin rama qe qeveris e abuzon, qe blen opoziten por por fajin e ka saliu sot e tere diten!!!

      Shans per te heq bashen dhe per te vene dike me te zote

  2. Mbledhja hapet, fillojne bisedimet:


    Flet Rushaj dhe Tabaku :

    halli eshte si te mashtrojme per leket qe morrem per berishen,

    Si ta shesim perseri fajin tek berisha, sepse kostoja e madhe per femijet e sales nuk piu uje tek demokratet, as shtegu i dhive i gjekmarkaj, e as percarja e xhaferrit,

    Kellici: Po opozite sbejme dot vetem kur na jep leje rama, del salianji dhe ferdi ne durrres, po i them i hjer tan shkrelit mos na lej noi orar sot tek OPEN

    Gaz Bardhi : ka nevoje per ripaketim ose skemi per te marre me lek

    Basha : ky eshte halli si te shpetojme nga situata qe te bojme noi lek neser , keq puna na kane rene piket fare , rrezik as rama sna jep me leke

    Gjekmarkaj: po shkruaj nje artikull tjeter tek irfani


    ja ket hall kane kurvat qe jane mbledh aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *