• |
ide | kryesore

Gjykata refuzon kërkesën e Tushes për lirim nga qelia

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për lirim nga qelia të ish-kreut të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe. Ish-zyrtari e argumentoi kërkesën me problemet shëndetësore, duke pretenduar zbutje të masës “arrest në burg”, çka nuk u pranua nga gjykata.

Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës më 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *