• |
ide | kryesore

Kërkesa Metës për ministrat e propozuar/ Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje, kërkon informacion nga prokuroritë e rretheve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje pas shkresës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili një ditë më parë kërkoi informacion mbi emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si pjesë e kabinetit qeveritar.


Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion në prokuroritë përkatëse në rrethe, për t’ja përcjellë më pas Kreut të Shtetit pa humbur kohë. Gjithashtu mësohet se shkresa e Metës për informacion, është dërguar edhe në SPAK.


Një ditë më parë Presidenti Meta iu drejtua me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkohej t’i vihej në dispozicion për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera në shkresë theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Emrat e ministrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama
* Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
* Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
* Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
* Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
* Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
* Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
* Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
* Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
* Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
* Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
* Ministre e Kulturës Elva Margariti
* Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti
* Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
* Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
* Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
* Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

2 Comments

  1. Keta te gjithe jane monstra, njeri me mut se tjetri . Por kjo Frida Krifca qe e ktheu AZHBR ne vater hajdutesh dhe fshataresine ne bujkrober do behet ministre???? te qifsha ropt o edi rama , nuk le hajdurt e kriminel pa promovuar .
    Te rroje belinda kurva , fshatari ulsi manja dhe jevgu i gjirokastres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu