• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse nuk ja vlen ta shohësh më parlamentin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja thotë se nuk ja vlen ta ndjekësh më këtë Parlament, pasi sipas tij, klasa politike shqiptare ka qenë dhe është si teatër.

“Nuk ja vlen ta ndjekësh parlamentin. Është e qartë situata. Problemi kryesor që ka qenë me klasën tonë politike ka qenë pikërisht fakti se ka qenë si teatër, ku në katin e tretë të ndërtesës është pushteti në Shqipëri, që është kati ku deri dje ka pasur rotacion, në katin më poshtë është media, ndërsa në fund është krimi i organizuar. Bëhet sikur bëhet politikë, sikur ndërrohen zyrat, deri dje, por ata poshtë i komandonin të gjithë këta dhe nuk kishte përfaqësi për pjesën që është jashtë këtyre.

Lulzim Basha tani bën të fortin. E bëri atë për t’i thënë publikut se nuk ka bërë kompromis me Edi Ramën, por do të qëndrojë, siç ka qëndruar Sali Berisha. Ky është teatri. Unë mendoj që duhet të futemi më thellë te sistemi. Kemi shumë kohë që merremi me individë, Edi Rama, Sali Berisha, por kur vjen puna për këtë sistemin, që janë kukullat në skenë, dhe këto janë kukullat, ndërsa oligarkët janë pas tyre. Detyra jonë është që të shohim poshtë”, – tha Lubonja në News24.



6 Comments

  1. Po normal o Fatos, cdo sistem demokratik eventualisht degradon ne elitizem sepse masat nuk i kushtojne aq shume vemendje dhe nuk investojne ne politike ashtu si elitat e bejne. Ndryshimi jone me keto vendet e tjera eshte qe elitat qe komandojne politiken edhe ndryshojne ndersa ketu jane po te njejtet njerez. Nuk eshte ndryshim i madh ne thelb por gjithsesi eshte ndryshim.

  2. Rinia iku në emigrim, intelektualët e vetete u larguan me kohë sepse nuk bënin dot kompromis me krimin dhe injorancën. Kanë ngelur një tufë mafjozesh që drejtojë krimin e organizuar bashkē me një tufë tjetër që rrinë në fb gjithë ditën e nuk dinë mirë as drejtshkrim.
    Kush jeton mbi 5 vjet në emigrim nuk kthehet më. ( Kam parasysh ata që perëndimi u ka hapur sytë).

  3. Dosjet që i janë afruar Bashës nuk janë të panjohura nga ai. Nuk kanë të bëjnë me Soros dhe sorisianë, që po shfaqen nga fryma berishiste si një sekt që drejton gjithë botën. Nuk kanë të bëjnë as me Kosovën. Naivët mund të mendojnë se Berisha e shpëtoi Kosovën nga ndarja, ku desh e çoi politika amerikane. Kosovës nuk i ndryshon asnjë centimetër pikërisht nga Shtetet e Bashkuara e jo nga përrallat e politikës në Tiranë apo në Prishtinë.Po fatosi enverit dhe komunisti i fundit ne lindje u largua salihu yt nuk do te pelqeje me se nuk flet dot me 2 ore ne salle

  4. po luli te hap barkun kur ben si i nxef , ca ti shohesh , te pakten murrizi ishte origjinal, luli eshte i zgerlaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *