• |
ide | kryesore

Mbollën arat me kanabis, gjykata lë në burg kreun e grupit dhe 5 të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 6 persona të arrestuar për kultivim të kanabisit në fshatin Kryezi, në dy parcela të ndryshme.

Konkretisht, në burg  do të qëndrojë shtetasi Lulzim Cullhaj, i konsideruar si kreu i këtij grupi, Dashamir Hasanaj, Erdit Muca, Alfred Muca, Kadri Gjoshi dhe Gert Gjoshi, ndërsa Xhemal Hidri në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre disa ditë më parë policia gjeti dhe sekuestroi armë zjarri.

Hetimi për shkatërrimin e këtij grupi kishte nisur prej disa muajsh me përgjime ambientale dhe telefonike ku janë gjetur të dhëna të mjaftueshme që provojnë implikimin e tyre në këtë skemë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *