• |
ide | kryesore

Pas letrës estradë që nxorri Lapsi.al, Yuri Kim takon njerëzit e vettingut… që t’u japë kurajo (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak ditë pasi LAPSI.al publikoi një letër të kryetares së KPA-së, Albana Shtylla, drejtuar Ambasadës së SHBA në Tiranë, ku i kërkohej ndihmë për proceset gjyqësore ndaj tyre që krijojnë presion, pengojnë dhe vonojnë punën e tyre në përfundimin me sukses të vetringut,  ambasadorja amerikane Yuri Kim është ka takuar ditën e sotme anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, diplomatja amerikane bën të ditur se ajo i falënderoi komisionerët për vijimin e procesit të vettingut për gjyqtarë dhe prokurorë, pavarësisht sfidave. Kim shprehet se procesi i vettingut me integritet dhe pavarësi është themeli për reformën në drejtësi në Shqipëri. Procesi, duhet të jetë i lirë nga presioni, duke përfshirë edhe sulmet ndaj komisionerëve, bën thirrje ambasadorja.

“Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie që është profesional, eficent dhe i pa korruptuar, jo vetëm sepse është esencial për integrimin në BE, por sepse shqiptarët nuk meritojnë më pak. SHBA do të vijojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, duke përfshirë edhe vettingun.”

Ekskluzive/ Del letra drejtuar ambasadës së SHBA që e kthen në estradë reformën në drejtësi (faksimilet) 



6 Comments

  1. Obobo do arrestohet Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali tani.. PS: kjo do te ishte e verteta nqse dhe ju nuk do te ishit thjesht individ me prejardhje nga Guam por nje amerikane e vertete qe s’beri kompromis me te korruptuarit e PS qe po i shkaktojne cdo cast e me shume dhimbje popullit shqiptar! Jeni per te ardhur turp zonja Kim!

  2. Nja 2 pyetje kisha:

    1. Kafen, me shoqet dhe shoket e rilindjes, e piu para pas apo gjate ksaj fotoje ???
    2. aparatin kush po e mban, manja, spiropicka apo gjoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *