• |
ide | kryesore

Real, në San Siro i copëtuar: Ancelotti pa 5 lojtarë kundër Inter

-Instant, Sport



Është një Real Madrid krejtësisht i arnuar ai që do të presë Interin e Simone Inzaghi në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje. Mungesave të Kroos, Mendy dhe Ceballos, iu shtuan ato të dy senatorëve: Gareth Bale dhe Marcelo. Uellsiani iu nënshtrua testeve mjekësore, të cilat zbuluan një dëmtim të fleksorët e kofshës së djathtë. Braziliani, nga ana tjetër, akuzoi një problem të muskujve në stërvitjen e sotme. Lajmi i mirë është rikuperimi i Alaba dhe Jovic.

Për Bale parashikohet një ndalesë e gjatë ndërsa Marcelo do t’i nënshtrohet kontrolleve të nevojshme të martën, por ai nuk do të jetë e sigurtë kundër zikaltërve. Asgjë për të bërë as për Mendy, i dëmtuar që nga maji, duke luftuar me një periostit tibial që e bëri të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të kaluar, si dhe Euro 2020. Mbrojtësi i krahut francez ishte i përfshirë në listën e të grumbulluarve në ndeshjen e fundit të Liga kundër Celta, para se të hiqej disa orë nga fillimi i ndeshjes. Alaba do të luajë në krahun e majtë, i rikuperuar për ndeshjen në San Siro. Jovic gjithashtu e sheh veten në mesin e të grumbulluarve.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE
Portierë: Courtois, Lunin e Toni Fuidias.

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho e Miguel.

Mesfushorë: Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Isco, Camavinga e Blanco.

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Vinicius, Rodrygo e Mariano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *