• |
ide | kryesore

Sherr me thika në Tiranë/ 16-vjeçarët plagosin bashkëmoshatarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një përplasje me thika ka ndodhur mes adoleshentëve në kryeqytet.

Bëhet me dije se dy 16-vjeçarë kanë plagosur një bashkëmoshatar, e ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e të plagosurit nuk bëhet me dije.

Detaje nga policia: 

Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *