• |
ide | kryesore

U kap me emigrantë në mjetin e tij, arrestohet në Rubik 27-vjeçari nga Kamza

-Instant, Lajme, Të fundit

Goditet një rast i transportit të emigrantëve të paligjshëm. Në pranga është vënë një 27-vjeçar banues në Kamëz i cili po transportonte 7 emigrantë drejt Kosovës me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt pagesës.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”


“Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet  tip “ Volkswagen ” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë  arrestimi  në flagrancë shtetasi B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “ Volkswagen ”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu