• |
ide | kryesore

Vizita e fundit/ Pse po vjen Anxhela Merkel në Tiranë

-Instant, Kryesore

Ivica Petrovic/ DW/ Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan dhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani kanë zgjuar interesim të madh në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor kanë synime dhe probleme të ngjashme: anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), e në të njëjtën kohë edhe një mori sfidash të brendshme, nga ato ekonomike, korrupsioni, mungesa e reformave dhe tensionet ndëretnike. Ndaj politikat e Gjermanisë dhe BE-së reflektohen fuqishëm edhe në çështjet e brendshme në Serbi dhe vendet e tjera të BP. Tani po analizohet atje se çfarë do të thotë për rajonin largimi nga skena politike i kancelares Angela Merkel dhe nëse mund të pritet ndonjë ndryshim i rëndësishëm në politikën gjermane dhe evropiane.


Vizita në Tiranë/ Dhurata që Anxhela Merkel sjell për Ramën


Kur bëhet fjalë për Serbinë në veçanti, Gjermania nuk është vetëm një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik, por edhe një vend, zëri i të cilit shihet si vendimtar për procesin e integrimit evropian. Kësaj duhet t’i shtohet me siguri një notë personale që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka futur në raportet e tij me kancelaren Angela Merkel, gjë që opozita e ka kritikuar shumë shpesh.

Një pjesë e opozitës serbe beson se Angela Merkel, me qëndrimin e saj dashamirës ndaj Aleksandar Vuçiqit dhe lëvizjet e tij autokratike, e bëri luftën politike të opozitës edhe më të vështirë për ndryshime dhe kjo favorizoi Partinë Përparimtare të Serbisë në pushtet (SNS).

Interesat gjermane

Ndaj nuk befason që kureshtja në Beograd lidhur me zgjedhjet parlamentare në Gjermani është e kuptueshme, thotë për DW Marko Savkoviq nga Fondi për Përsosmëri Politike. “Por duhet të presim pak deri në formimin e qeverisë së re dhe të shohim nëse do të ndryshojë diçka në politikën ndaj Serbisë dhe ndaj Ballkanit në tërësi.

Berlin Angela Merkel empfängt Aleksandar Vucic

Savkoviq shton se “duhet analizuar nëseinteresat gjermane në rajon kanë ndryshuar. “Sipas mendimit tim, nuk kanë ndryshuar, sepse Gjermania është ende e interesuar për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, i cili nuk prodhon probleme. Ajo është e interesuar për një Ballkan ku rruga e emigrantëve është nën kontroll, e në të njëjtën kohë ka dhe një rritje të lartë të pranisë ekonomike gjermane në Serbi. Mendoj se ky do të mbetet prioritet edhe në të ardhmen”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Mbështetja lamtumirëse e Vuçiqit

Takimet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, si dhe bisedimet në Beograd me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt, mund të shihen si një lloj përgatitjeje për vizitën dhe bisedimet me kancelaren Angela Merkel në Beograd. Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështjet Evropiane thotë për DW: “Angela Merkel po vjen për të bërë një vizitë lamtumire pak para zgjedhjeve në Serbi për të mbështetur përsëri Aleksandar Vuçiqin. Prania e saj do të përdoret nga presidenti serb për të treguar se ka mbështetje nga Perëndimi. Do të përdoret për fushatë zgjedhore në Serbi”, thotë Beshiri.

Para vizitës në Tiranë/ Cila është trashëgimia që Merkel po lë në Ballkan

Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane beson se “nuk do të ketë ndryshime tektonike në politikën gjermane ndaj Serbisë, përveç se tani vendet e BE-së do të bëhen më të vetëdijshme, se partia SNS dhe lideri i saj, presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk i kanë përmbushur premtimet dhe marrëveshjet e arritura mes tyre në nëntë vitet e fundit”.

“Gjatë kësaj kohe Angela Merkel besonte se stabilokracia ishte më e rëndësishme sesa situata e brendshme në Serbi, duke pritur që çështja e Kosovës të zgjidhej njëherë e përgjithmonë, por as kjo nuk ndodhi”, thotë Beshiri.

Deutschland Angela Merkel empfängt Edi RamaMerkel dhe Edi Rama në Berlin, 27.01.2020

Marko Savkoviq gjithashtu e sheh takimin me Christian Schmidt si një përgatitje për vizitën e Merkelit dhe shton se “Vuçiqi e priti Schmidtin brenda një dite dhe mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën ai u përpoq të distancohej nga disa politika në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besoj se edhe në Berlin e kuptojnë si problematike idenë e të ashtuquajturës botë serbe”, thotë Savkoviq.

Po largohet mbështetësi i Vuçiqit në BE?

Çështja kryesore pas largimit të Angela Merkelit është nëse, dhe në çfarë mase, do të ndryshojë qëndrimi i BE-së ndaj Serbisë, veçanërisht ndaj qeverisë së Aleksandar Vuçiqit. Ekziston një besim i fortë në Serbi, se Merkeli ishte mbështetja kryesore e Vuçiqit në BE dhe se në këto kushte ishte e vështirë të bësh një luftë të barabartë politike me Vuçiqin në Serbi.

Marko Savkoviq vlerëson se “kjo marrëdhënie shpesh thjeshtohet, por ky besim është në thelb i vërtetë. Vuçiqi me qëndrimin konstruktiv ndaj Kosovës në vitet e para të pushtetit, dhe veçanërisht me qëndrimin e tij gjatë krizës së refugjatëve, e ka futur në borxh Merkelin. Vuçiqi vazhdimisht thekson se ajo ia ktheu këtë shërbim duke e mbështetur Serbinë. Fakt është që takimet mes tyre janë rralluar në disa vitet e fundit, ndaj mendoj se kjo vizitë mund të konsiderohet si një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Marko Savkoviq.

Por Bashkimi Evropian nuk është një krijesë homogjene, nënvizon Naim Leo Beshiri. “Shumica e vendeve të BE-së ishin kritike ndaj asaj që po ndodhte në Serbi, por Gjermania shpesh i qetësonte këto zëra kritikë, sepse vendosi stabilitetin e rajonit në vend të parë”. Sa i përket opozitës serbe, ajo nuk ofroi asgjë të re kur është fjala për Kosovën ose Bosnjë-Hercegovinën, dhe përveç kësaj ata ishin shumë kritikë ndaj disa kërkesave për reforma që vinin nga BE. Prandaj nuk është për t’u habitur që asnjë mbështetje serioze për opozitën në Serbi nuk erdhi prej andej”, thotë Beshiri.

Opozita duhet të jetë më e kujdesshme në vlerësimet e saj, shton Marko Savkoviq, “sepse një Gjermani demokratike do t’i nevojitet çdo aktori politik në Serbi”.

Deutschland Angela Merkel und Zoran Zaev in BerlinMerkel dhe Zoran Zaev në Berlin, 13.06.2019

Duhet të nënvizojmë se Gjermania është një nga vendet që dëshiron të dëgjojë argumentet e opozitës, të cilat janë shumë të forta, kur bëhet fjalë për gjendjen e demokracisë në Serbi. Prandaj është e nevojshme që ata të veprojnë në mënyrë proaktive ndaj qeverisë së re gjermane, kushdo që fiton pushtetin”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Pse pikërisht Tirana dhe Beogradi?

Fakti që Angela Merkel do të vizitojë vetëm Beogradin dhe Tiranën gjatë turneut lamtumirës në Ballkan ka ngritur pyetje të shumta, para së gjithash pse u zgjodhën pikërisht këto qytete?

“Më duket se Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama i duken Merkelit si fëmijët e saj të dashur në Procesin e Berlinit, të cilin ajo nuk ka arritur ta realizojë në tërësi. Kam frikë se largimi i saj nga skena politike do të jetë edhe fundi i Procesit të Berlinit, i cili kurrë nuk u konceptua si zëvendësim i anëtarësimit në BE, por si një motor rajonal i reformave, i cili më pas do të çonte në anëtarësimin në BE”, thotë për DW, Naim Leo Beshiri.

Marko Savkoviq pohon se “është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, sepse ka mundur të përzgjidhet edhe Bosnjë-Hercegovina, e cila është në një krizë të përhershme”. Interesate është që Merkel nuk do të shkojë as në Kosovë. Nuk besoj se ky është distancim ndaj Kurtit, por interesante është që ajo nuk po shkon atje. Në fund, nuk e di pse ajo nuk po shkon as në Maqedoninë e Veriut, e cila është shtyrë pa meritën e saj në fund të listës së vendeve për integrim evropian”, konstaton Savkoviq.

Ivica Petrovic/ DW

9 Comments

  1. po vjen per te ritheksuar qe balkani perendimor e ka vendin ne BE. Nuk ju kemi harruar

    Fuga mund te thote qe ka ardhur te pershendese ramen per fitoren e 25 prillit, ose basha per mbeshtetjen kunder berishes.

    Por eshte sinjal qe i thote udheheqjes se ballkanit pernedimor 6+ per te ecur drejt integrimit me BE, integrim ekonomik rajonal dhe me BE

    Dhe perjashton pa i permendur fare, nismat bastarde te open balkan apo lidhjet ekonomike me vendet e tjera si kina turqia dhe rusia… pra si bute bute ju thote qe ju jeni gardhi i EU. mos na lodhni me lojra kot….

  2. Përse rrëzohen idhujt? Sepse natyra njerëzore është e prirur të fantazojë dhe të fillojë të besojë ato që vetë ka krijuar.

    Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Sali Berishës. I kanë dhënë atij në 30 vjet gjithçka nga shpirti i tyre. I kanë dhënë besim, admirim, pushtet. Janë rrahur dhe dhunuar për të.

    Janë hequr nga puna, keqtrajtuar dhe terrorizuar. Shumë prej tyre, në këmbim, nuk kanë marrë asgjë. Sepse ata kanë besuar, shpeshherë me naivitet.

    1. Duhet te marrin patjeter noi lek me droge ose korrupsion ?? qeverisje me e mire, bandat ne burg, levizja pa viza, ekonomia me e mire, akshi , tenderat online etj apo hyrja ne nato, rruga e kombit , elbasanit dhe gjithe rruget e shqiperise, jdhe jo trau i cetit te duken pak ?? as ka pike dyshimi qe ka patur probleme, por ne teresi ka qene qeverisje me e hajrit nga 2005 deri ne 2011…

      pyeti i her votuesit e ps ca kane marre keto 8 vitet e fundit ? kanabis, kokaine, banda, betonizim dhe prishje shpish , vdekje nga termeti nga covidi, njerez te hedhur ne rruge , te vjedhur te rrahur te abuzuar, cmimet ne kupe te qiellit dhe bashen opozitar.

      mos ja qaj hallin sales, halli eshte i joni, sepse vend pa opozite eshte karta bianka per ramen. e pe ca ndodhi 2 vjet me murrizin ? rama bej ligje, murrizi voto. e keshtu me rradhe me vendime qeverie, me vendime parlamenti me anetare gjykatash kushtetutes qe etohen tek noteret e lanes, me kerperatattata yy tyryry…..

      Dhe keshtu do jete dhe me opoziten e bashes> Beteja ka filluar tha basha ne 25 prill, por pati vetem nje krisme dhe viktime saliun 😀 , sepse fajin e ka saliu sic ka thne i madhi edi rama

      nuk e ka fajin basha qe djeg mandatet smerr pjes ne zgjedhje lokale, humbet 25 prillin nuk ka faj sepse e ka shitur pd tek rama, dhe po ashtu nuk e ka fajin rama qe qeveris e abuzon, qe blen opoziten por por fajin e ka saliu sot e tere diten!!!

      Shans per te heq bashen dhe per te vene dike me te zote

  3. Kjo e fundit ishte taktikë fatale për deputetët e bindur rishtazi, ndaj as nuk tentonin t’i kundërviheshin politikave të tij zhgënjyese për ardhmërinë e vendit, ata e njihnin mirë Sali Berishën dhe fundin që ua servirte me rrjetin e tij enverist. Ç’ke bërë do të të bëjnë, thonë o Sali! Ti nuk e besove derisa e pësove, pikërisht nga pjella dështake e kupolës tënde.

  4. Pasi na ndihmoi e integroi ne europe gja 20 apo 30 vjetesh ne pushtet ne gjermani, tani qe eshte nje pensioniste e se degjon kush, erdhi te na thote sa shume na ka ndihmuar e sa akoma me shume do na ndihmoje.
    Ik moj shtrige plakaruqe se edhe ne kete tur, vajte ne Beograd fillimisht me pritje e banda muzikore e me pas vjen deri ne aeroportin tone, e per sa kohe furnizohet avioni takon pallen e gjate dhe pastaj cao cao.
    As deri ne qafe te Kasharit nuk begenise te vije.
    Ishalla pac fatin e atyre te tjereve qe e kane pesuar nga zoti menjehere pas ardhjes ne Shqiperi.

  5. arroganca me të cilën i bënte këto gjëra ishte frymëzuese për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, tani është flakë kashte për t’u dukur se nuk ka ikur akoma nga Presidenca.

    Është pak a shumë si diferenca mes Sali Berishës para dy vitesh, që me një të lëvizur të dorës nxirrte grupin parlamentarë të PD nga Kuvendi pa e pyetur Lulzim Bashën, dhe Sali Berishën e sotëm, që duket si plak i vetmuar rrugëve, që gjuan me gurë makinën e Lulzim Bashës.

  6. Se “ç” nuk eshte “q”. Gjuhen na e kane lene te paret dhe nuk kemi asnje te drejte ta shtremberojme per t’ua lene pasardhesve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu