• |
ide | kryesore

Vuçiç del i qartë pas takimit me Merkel: Nuk ka BE për ne pa u zgjidhur çështja e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kancelarja gjermane Angela Merkel, shpreson që do të ketë përparim në fazën e re të dialogut Kosovë – Serbi. Pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd ajo tha se: “Kosova nuk do të zhduket nga agjenda dhe se disa çështje zgjidhen fare në fund procesit”.

Në këtë mënyrë ajo iu referua njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ajo nuk deshi të flasë nëse ky do të jetë kushti për Serbinë që të anëtarësohet në Bashkim Evropian, por këtë duket se e pati të qartë Aleksandër Vuçiç.

“Jo të gjithë anëtarët e BE-së e kanë njohur Kosovën. Unë kisha një qasje pragmatike”, – tha ajo në konferencën e përbashkët me Vuçiç, të cilin e lavdëroi “si njeri të fjalës”.

“Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para zgjidhjes së problemeve të tjera. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një rrugë ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, – tha ajo.

Vetë Vuçiç e ka të qartë se nuk ka anëtarësim në BE “pa u zgjidhur çështja e Kosovës”.

“Nëse pyetja është se a jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, atëherë absolutisht është e qartë kjo”, – tha Vuçiç sipas mediave serbe.

Vizita e Merkelit në Ballkan është e fundit si kancelarë gjermane. Ajo nesër do të vizitojë Tiranën, ku përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të takojë edhe kryeministrat e rajonit, përfshirë Albin Kurtin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u prit nga Vuçiç me një buqetë me lule në aeroport. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Takimi i sotem i Merkel ne beograd tregon se serbia eshte monstrum e krijuar nga bashkesia nderkombetare. Merkel e konfirmoi sot se nuk kerkon nga serbia njohjen e pavaresise se kosoves. Nga ana tjeter ka derguar miliarda investime gjermane ne serbi. Me nje fjale historia vazhdon te jete ajo e fillim shekujve 19 dhe 20.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *