• |
ide | kryesore

Zaev për zjarrin me 14 viktima: Tragjedi ndodhin gjithkund, qeveria nuk duhet të japë dorëheqje

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri Zoran Zaev këtë të hënë ka komentuar vendimin e ministrit të Shëndetësisë dhe dy drejtorëve për të dhënë dorëheqje pas tragjedisë së ndodhur në spitalin e Tetovës ku humbën jetën 14 persona.

Zaev në fjalën e tij është shprehur se dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi ishte një akt moral në lidhje me atë që kishte ndodhur.

“E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve. Tragjedi ndodhin gjithkund në botë, nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje”, ka thënë Zaev.

Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rënë  ka ndodhur javën e kaluar në Tetovë në një spital modular ku si pasojë e zjarrit humbën jetën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *