• |
ide | kryesore

Zjarret në Spanjë jashtë kontrollit, mijëra të evakuuar dhe 7400 ha tokë e djegur

-Instant, Lajme, Planet



Nnjë zjarr i jashtëzakonshëm që shpërtheu të mërkurën e kaluar në provincën e Malaga, në Spanjën jugore vijon të mbetet jashtë kontrollit. Zjarri u përhap në disa bashki të Sierra Bermeja, një zonë malore që vështirëson punën e shuarjes.

“Sierra Bermeja nuk pushon. Ne vazhdojmë të luftojmë centimetër për centimetër për të kontrolluar zjarrin shkatërrues, “shkroi Juanma Moreno, president i rajonit të Andalucia, në Tëitter.

Gjatë ditës së djeshme dhe pas më shumë se 72 orësh punë të vazhdueshme për të kontrolluar flakët, zjarri u komplikua përsëri, duke bërë që autoritetet të evakuojnë më shumë njerëz, përveç rreth 1.000 të evakuuarve. Janë rreth 2,670 të evakuuar, nga të cilët një mijë kanë arritur  të kthehen në shtëpi në mbrëmje, sipas asaj që u raportua nga autoritetet rajonale. Në tërësi, rreth 7.400 hektarë tokë tashmë janë djegur, sipas informacionit të fundit të dhënë për mediat spanjolle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *