• |
ide | kryesore

Akon: Të pasurit dhe të famshmit kanë më shumë probleme sesa të varfrit

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari Akon ka reaguar së fundmi  për ndarjen nga jeta të aktorit Michael K. Williams.

Gjatë një interviste për “TMZ” , Akon ka rrëfyer se aktori i cili u gjet i vdekur në moshën 54 vjeçare si pasojë e mbidozës me drogë  është një tjetër shembull se çfarë mund t’i bëjë njeriut ajo që njihet si ‘fasada e suksesit’.“Kjo punë krijon një rreth, në të cilin të gjithë mbajnë maska. Të famshmit dhe të pasurit kalojnë nëpër më shumë probleme sesa të varfrit.Është e vërtetë shprehja: “Më shumë para, më shumë probleme” deklaroi këngëtari. Gjithashtu ai u shpreh se  cdo person që ka vartësi ndaj drogës duhet që të kërkojë ndihmë dhe të gjejë një mënyrë tjetër për t’u përballur me problemet e veta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *