• |
ide | kryesore

Akuzat e Ramës, flet Albin Kurti: Është detyrë e çdo shqiptari që të kërkojë ushtrim tensioni ndaj Serbisë, jo ndaj Kosovës!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në një konferencë për mediat pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Tiranë. I pyetur nga gazetarët nëse kishte një koment për akuzat e Edi Ramës për refuzimin që Kosova po i bën nismës “Open Balkan”, Kurti dha këtë përgjigje.


“Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet.  Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm. Ballkani është së paku 12 shtete. Perëndimori ka Procesin e Berlinit. Inciativat e mira nuk besojmë që të jenë pa BE brenda. Dallimi mes tyre është që tek e dyta nuk e kemi Bashkimin Europian. Kosova është shtet i pavarur dhe të pozicionohemi për njohjen e saj nga Serbia. Dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohje. Është detyrë e çdo shqiptari se ku duhet të jetë trysnia e ndërkombëtarëve. Mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovë“, tha Kurti.


6 Comments

  1. Ke te drejte Albin Kurti ne cdo gje qe thua, por fatkeqesia jone eshte qe ceshtja shqiptare eshte e shitur ne cdo ane, ne Serbi, ne Maqedoni, ne Greqi e Mal te Zi dhe ndoshta ne Itali. Shitesi i Shqiperise e ka emrin Edi Kristaq Rama

  2. o Albin po ti je burre kurve qe e le veten te driblohesh si top basketi nga ky bq dhe reagon si tifoz korcar ne stadium kur shahen nga ultrasit e Tirones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu