• |
ide | kryesore

Federata Europiane e Gazetarëve: E turpshme ajo që ndodhi në konferencën Rama-Merkel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Federata Evropiane e Gazetarëve e ka konsideruar të turpshëm faktin që kryeministri Edi Rama nuk lejoi gazetarët e Kosovës që t’i drejtonin pyetje kancelares gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së kësaj të fundit në Tiranë.


Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Ricardo Gutierrez, shkruan se Rama i injoroi gazetarët e Kosovës dhe ky është një skandal.


“Turp për kryeministrin Edi Rama, i cili me qëllim i injoroi pyetjen e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon këtë skandaloze,”– shkruhet në postim.

Konferenca Rama – Merkel në Tiranë u mbyll pa një pyetje nga gazetarët e ardhur nga Kosova ndërsa ato u rezervuan vetëm për 2 televizionet kombëtare në Shqipëri. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Duke njohur karakterin e tij të llojit “komunistët nuk dorëzohen”, është e sigurtë se edhe për disa kohë, do ta shihni çdo natë live nëpër ekrantet televizive. Duke përsëritur veten dhe artikuluar teza, alibi e fraza çdo herë e më të rëndomta. Për rrjedhojë gjithmonë e më pak do befasohen nga diskursi i tij publik. Pakkush do i dëgjojë deklaratat e tij, me gojën hapur si dikur. Sepse askush nuk magjepset më nga sharmi i tij i dalë mode dhe batutat e tij të dala boje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu