• |
ide | kryesore

Hallall të gjitha, vetëm mos ndaloni!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Astrit Patozi


Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një dalje televizive mërzinë dhe keqardhjen e tij të thellë që Lulzim Basha ekzekutoi politikisht pa gjyq disa prej nesh në vitin 2017.


Mendoj se i ka vajtur mundi dëm, pasi disa “të lënduar” gati e kanë harruar fare atë histori, ndërsa disa të tjerë ndoshta e kanë falur “gjakun”, sepse koha bën të vetën për të gjithë. Pavarësisht, nëse ata kanë qenë bashkë apo jo atë ditë, kur kanë tërhequr këmbëzën, kjo nuk ka më asnjë vlerë, pasi ky debat e ka humbur sot fare kuptimin.

Me ne besoj janë në rregull që të dy mjafton ta vazhdojnë derisa t’i nxjerrin fundin këtë gjyqin publik se kush prej tyre ka bashkëpunuar më shumë me Edi Ramën.

Sepse nuk ka gjë më të bukur në këtë botë të sodisësh se si shpikësit dhe shfrytëzuesit më të mëdhenj të dogmës staliniste për ta hedhur gjithmonë kundërshtarin në prehrin e armikut të jenë viktima të krijesës dhe shtysës së vet më të rëndësishme për të mbijetuar në politikë.

Por një këshillë do t’jua jepja, po të ma pranonin. Janë që janë duke u përleshur se kush do të jetë mashkulli dominues i tufës, të mendojnë edhe për ndonjë gjë tjetër, kur të mbarojë lufta, sepse sikur u lodhën njerëzit 31 vjet me këtë përrallën e gatshme të tradhtisë, që përdoret pa doganë sa herë ka konflikt brenda gardhit.

Sepse është njësoj si të shohësh njerëz që ndeshen me shpata, ndërkohë që bota është në mes të luftës së yjeve. Kaq të vjetër dhe pa fantazi ngjajnë.

10 Comments

  1. Po te shikosh enverin me ramizin edhe berishen me lulin, te dy historite ngjajne, ne rastin e pare ishte enveri qe eleminoj te gjithe per te lene vetem ramizin, ne rasti e dyte sala la lulin qe te eleminonte te gjithe, edhe kjo u bo ne te dy rastet per te siguruar pasardhesit,
    Ramizi u detyrua te terhiqej ne 92 dyshin se erdhi demokracia, edhe basha u detyrua te terhiqej se erdhi ultimatumi i amerikes, ndryshimi eshte se njeri kishte vdekur ndersa ky tjetri eshte gjall

  2. Patozi eshte funderrina e ketij vendi, perfaqeson llumin politik, per me teper eshte miku I ngushte I Mero Kellires/Bazos.

  3. PD ja e sales ka 14 shtatorin sot. Takim brezash. Sa e bukur tufa. Ata qe kane mbajt arkivolin duhet te formojne grup, kurse ata te kallashit nje grup tjeter. Sala dhe ai qe ja legalisti qe ja harrova emrin duhet te jene ne krye bashke me stresi seniorin. Perpara ne misionin tuaj te lavdishem
    Kujdes nanon tani.

  4. Po pra ti ke padron tjetër tani, këta që të ngritën nuk kanë më vlerë se nuk kanë pushtet, edvini është më i miri, thuaje mos e lë të nënkuptohet, o patos që ke ngrënë në politikë 20 vjetë si rriqën.

  5. O patoz vazhdo sherbeji rames

    Edhe sot ska asnje ndryshim nga dje

    Sot atë që ndan fatin e pd a do jetë me.pd dhe a do vijë ne pushtet e denigrove në.mashkullin e tufës

    Je pa dinjitet dhe pa pikë integriteti, dhe mbi të.gjitha je një i paafte një parazit pijanec

    Bën një të mirë kur flet. Je demaskuesi më i mirë i kesaj shpure rampjelljesh. Je simboli duhur për të profilizuar qelbësirat në pd.
    Ja si ti mund jetë nesër basha

  6. Duke njohur karakterin e tij të llojit “komunistët nuk dorëzohen”, është e sigurtë se edhe për disa kohë, do ta shihni çdo natë live nëpër ekrantet televizive. Duke përsëritur veten dhe artikuluar teza, alibi e fraza çdo herë e më të rëndomta. Për rrjedhojë gjithmonë e më pak do befasohen nga diskursi i tij publik. Pakkush do i dëgjojë deklaratat e tij, me gojën hapur si dikur. Sepse askush nuk magjepset më nga sharmi i tij i dalë mode dhe batutat e tij të dala boje.

  7. “Ra nje mort e u pame” Berisha me vdekjen e tij politike, nen moten “pas meje u befte qameti” ka ndezur fitilat e minave poshte PD. Uroj te shperthejne fort e te shembet e gjithe ngrehina e kalbur dhe e dekopozuar, qe te filloj ndertimi i themeleve te reja. Ne qofte se ka diçka qe duhet falenderuar nga Berisha eshte psikoza e tij primitive qe i thote te shkataroj gjithçka qe nuk i sherben atij.Te tjeret jane gladiator qe perleshen mes vetes, duke adhuruar e mallkuar Berishen.

  8. ordiner , injorant , lepiers , hajdut , ky maskara kur ishte ne pushtet ishte dhe imoral.

    Berisha ka faje te medha qe kesi maskarajesh ka promovu , ku katundar ishte zv/kryetar i PD ishte kryetar i Grupit parlamentar te PD sepse ishte servil dhe lepires kur ishte dhe pusht , e tash ka njerre fetyren e vertet si lepires i dhe sherbetori i perversit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu