• |
ide | kryesore

Insiston të dalë nga qelia, Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të tetë kërkesën e Enkelejda Hoxhës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për herë të tetë kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës të vënë nën akuzë për korrupsion, e cila u arrestua në shkurt të këtij viti. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO ka rrëzuar kërkesën dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.

Kujtojmë se ish-gjyqtarja e Krujës u arrestua nga SPAK pas operacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, teksa po lironte një tjetër të dënuar. Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *