• |
ide | kryesore

Presidenti Meta dekreton qeverinë “Rama 3”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3”, dhe ia ka dërguar dekretin Kuvendit të Shqipërisë.

Vendimi i kreut të shtetit vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i ktheu përgjigje Presidentit në lidhje me verifikimin e ministrave të rinj të kabinetit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

D e k r e t o j:

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;
2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13213
Tiranë, më 14.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META



8 Comments

  1. Skish si ndodhte ndryshe. Ja paska fut dhe ketij Sorrosi kembet ne nje kepuce. Tashti prit hekurat nga i gjati o Baftjar

  2. E hengri turpin me buk ky qe puthte me llap kushtetuten dhe qe betohej se sdo e dekretonte kur nje qeveri Rama 3. Ca su be, Alende, Avni Rustem, alpinist, notar, tifoz, dhe tani doli qe eshte thjesht karagjoz.

  3. Duke njohur karakterin e tij të llojit “komunistët nuk dorëzohen”, është e sigurtë se edhe për disa kohë, do ta shihni çdo natë live nëpër ekrantet televizive. Duke përsëritur veten dhe artikuluar teza, alibi e fraza çdo herë e më të rëndomta. Për rrjedhojë gjithmonë e më pak do befasohen nga diskursi i tij publik. Pakkush do i dëgjojë deklaratat e tij, me gojën hapur si dikur. Sepse askush nuk magjepset më nga sharmi i tij i dalë mode dhe batutat e tij të dala boje.Ku jeni o bythqira shpellkare kur i thurnit lavde per burreri ketij malokut jugor sot e shani o shurranjoset e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *