• |
ide | kryesore

Mblidhen 15 milionë USD për të klonuar një mamuth të zhdukur 4 mijë vjet më parë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Nuk është një tjetër kapitull i sagës së Jurassic Park, por një ide e nisur nga kompania “Colossal” e gjenetistit George Church dhe sipërmarrësit Ben Lamm. Të dy njoftuan se kanë mbledhur 15 milionë dollarë për të ringjallur mamuthët, elefantët me “pallto leshi” dhe dhëmbë të lakuar që janë zhdukur që 4 mijë vjet më parë.

Qëllimi i iniciatorëve është që “të kenë foshnjat e para 4 apo 6 vitet e ardhshme”. Zbulimi i gjurmëve të ADN-së në tokën e ngrirë që po shkrihet për shkak të ngrohjes globale po i lejon shkencëtarët të rendisin dhe riprodhojnë “in vitro” kodin gjenetik të kafshës së zhdukur.

Projekti planifikon të krijojë një embrion duke hibridizuar mamuthin me elefantin aziatik. Kjo e fundit do të fekondohej dhe do të kryente shtatzëninë si një shtatzëni normale.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një elefant rezistent ndaj të ftohtit” – tha njëri nga iniciatorët “që duket dhe sillet si një mamuth. I aftë të presë pemë dhe të jetojë në 40 gradë nën zero”.

Ekipi i tij analizoi gjenet e 23 specieve dhe po planifikon “më shumë se 50 ndryshime në kodin gjenetik të elefantit aziatik” për të shtuar karakteristikat e nevojshme që ai të mbijetojë në Arktik. Karakteristikat janë të tilla si një shtresë dhjamore izoluese, veshë më të vegjël që do të ndihmojnë hibridin të përballojë më mirë të ftohtin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *