• |
ide | kryesore

Merkel e veshur me xhaketë blu, mesazhi që jep kancelarja përmes kësaj ngjyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Kancelarja gjermane Angela Merkel zbriti sot në tokën shqiptare me xhaketë ngjyrë blu. Dhe kjo zgjedhje nuk është rastësore. Merkel mban një kod të sajin të personalizuar për çdo ngjyrë xhakete në varësi të takimit apo vizitës që ka të planifikuar.

Kështu pra në rastin konkret, kancelarja vishet me blu kur udhëton jashtë vendit, dhe jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën.

Dje në Serbi Merkel zgjodhi një xhaketë të verdhë e cila bashkë me të kuqen janë ngjyra që kancelarja i preferon për t’i veshur vetëm brenda Gjermanisë.

Kur ajo vishet me jeshile, kancelarja i kushton një rëndësi të madhe asaj që dëshiron të përcjellë për publikun, shenjë konsensusi, ose zgjedh të përcjellë vendime politike që nuk kanë mbështetje të gjerë në publik.

Vishet me nuanca të jeshiles kur do të shprehi kompetencë të plotë, ngjyrat neutrale i zgjedh për eventet formale brenda Gjermanisë, ndërsa ngjyrat e forta janë rezervuar enkas për takimet ndërkombëtare ose më pak formale se zakonisht.

Xhaketat gri i preferon për takimet kokë më kokë, për të barazuar hapësirën vizuale. Merkel preferon ngjyrën rozë dhe portokalli për eventet me qytetarët, për të shprehur kështu optimizëm.

E kuqja është ngjyra e pushtetit, e pasionit dhe energjisë. Merkel shpesh vesh rroba në të kuqe dhe të verdhë për raste “të brendshme”, domethënë kur është në Gjermani. Ndërsa kur vishet me të zeza jep mesazhin se vendi pritës nuk e ka punën dhe aq mirë.



7 Comments

  1. Ndersa Rama mbathet me atlete e citjane/xhakete sa hete kerkon te percjelle mesazhin e bastardizimit te temes, si bastard puriran qe eshte!

  2. e kujt i plasi kari per kete pensionisten qe srri dot as ne kembe qe te nderoje himnin e vendit te saj

  3. Partinë Demokratike nuk e themeloi Sali Berisha. Ai e mori (rrëmbeu) me marifete dhe dredhira, e drejtoi me mënyra dhe metoda nga më stalinistet, derisa pergatiti “djalin” e tij pasardhës. Ky i fundit, në fakt, i bëri hatanë, e flaku si njeri të padenjë për partinë. Kjo ka ndodhur dhe ndodh gjithmonë në partitë maksiste-leniniste. Vjen një ditë dhe “i riu, e ha të vjetrin”.Si nje kar qe je o Vili te pelqen Prasi i salihut ta mbash ne bythe dite nate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *