• |
ide | kryesore

Merkel për “Procesin e Berlinit”: Nuk ka dështuar, por BE nuk është aq e shpejtë në këtë drejtim

-Instant, Lajme, Të fundit



Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mohuar faktin se ‘Procesi i Berlinit’ ka dështuar. Në një konferencë të përbashkët me Ramën, ajo tha se ky proces vijon.

Mes të tjerash kancelarja tha se ndoshta BE nuk ecën me ritme të shpejta, por është në rrugën e duhur.

“Jo në fakt se konsideroj si të tillë. Nuk mendoj se ka mbaruar ndërtimi i autostradave. Janë planifikuar, janë procese që janë iniciuar, kemi shkëmbime në nivel shkencor. S’ka ndodhur gjithçka. Sa i përket bashkëpunimit në nivel të organizatave joqeveritare, jam takuar me një kryetar të një organizate këtu te ju. BE ndoshta nuk është aq i shpejtë në këtë drejtim, por është në rrugë të duhur.”, tha ajo.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare pohoi se “Procesi i Berlinit” vijon ende, ndërsa shtoi se pavarësisht këtij fakti Rajoni e ka marrë rrugën e vetë me ‘Open Ballkan’.

“Duhet ta shohim këtë proces në këndvështrim historik. Kur kancelarja na ftoi në 2014-ën, ishte hera e parë në historinë e këtij rajoni, që liderët e të gjitha vendeve uleshin në një tryezë, jo për t’u vrarë dhe as për t’u thirrur, dhe për të folur për të ardhmen. Për të vazhduare argumentin e saj, ky proces i hapi rrugë një vendosjeje të një komunikimi mes Serbisë dhe Kosovës. ‘Procesi i Berlinit’ ka nevojë për kohën e vetë, mekanizmat për t’u vënë në lëvizje, janë të avashtë. Por ama dhe ‘Ballkanin i hapur’ që sot ne e kemi si nismë të tre vendeve që synojnë të përfshijnë të 6 vendet, është rezultat i këtij procesi. Nga ndërprevimi mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Edhe konfliktet e trashëguara, në atmosferën e Berlinit kanë mundësi më shumë për zgjidhje. Këto gjëra i kam më të lehta t’i them kur nuk është zonja prezentë. Në historinë e rajonit Merkel ka vendosur një gur kilometrik për gjenerata të tëra. Natyrisht që është legjitime që për rajonin duan t’i bëjnë gjërat më shpejt. Jemi duke luftuar me një prapambetje që vjen shumë larg. Unë nuk e quaj dështim, por vizion afatgjatë, që do të kalojë nga një qeveri në tjetrën. Kancelarja vjen nga një e shkuar që është e ngjashme me tonën. S’e kemi pasur dhe s’do ta kemi për shumë kohë dikë në lidershimin e drejtimit europian që di se çfarë është komunizmi dhe ndrydhja e lirive të njerëzve, në vetë të parë. Kjo ka bërë që qasja, jo vetëm e kancelares, të jetë një qasje unikale. Uroj që kushedi që të marrë stafetën, të shoh rajonin. Por sido që të shkojë, Rajoni e ka marrë kthesën me ‘Open Balkan’. Ne s’do presim që të na marrin prej dore, por do ecim përkrah.”, tha Rama.

 



4 Comments

  1. “Ballkani i Hapur”, Merkel mesazh nga Tirana: Përshëndes iniciativën, ftoj vendet e tjera t’i bashkohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *