• |
ide | kryesore

Nicky Minaj zbulon arsyen e mungesës së saj në “Met Gala 2021”

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja Nicki Minaj ka zbuluar së fundmi arsyen e mungesës së saj në evenimentin “Met Gala 2021”.

Pak minuta para se eventi të niste, reperja përmes rrjetit të saj Twitter ka treguar se nuk ishte dakord me protokollet e sigurisë së “Met Gala” të cilët kërkonin që pjesëmarrësit të ishin të vaksinuar.”Nëse vaksinohem nuk do të jetë për “Met Gala-n”. Ata duan që ju të vaksinoheni për “Met”. Unë do të vaksinohem kur të ndiej se kam bërë kërkime të mjaftueshme. Unë jam duke punuar me këtë tani. Ndërkohë të dashurit e mi, jini të sigurt. Vendosni maskën me dy lidhëse që ju mbulon kokën dhe fytyrën. Jo atë të lirshmen”, deklaroi Nicki. Gjithashtu në një status tjetër ajo deklaroi se ishte infektuar para pak kohësh me Covid-19, prandaj nuk mori pjesë edhe në eventin e ndarjes së cmimeve, “MtV Video Music Awards”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *