• |
ide | kryesore

Përpunonte dhe shpërndante në pako kanabis në formë çokollate, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37 vjeçar, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, është arrestuar sërish në Tiranë. Shtetasi Florian Martaneshi, u vu në pranga pasi zotëronte një sasi të madhe të lëndës narkotike “cannabis” të cilën e përpunonte në formë çokollate dhe më pas e shpërndante. Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij shtetasi V.M 34 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *