• |
ide | kryesore

Sherri me Saelemakers i kushton shtrenjtë Sarrit: Gjykatësi sportiv merr vendimin për teknikun

-Instant, Sport



Pas sherrit me Saelemakers në fund të ndeshjes Milan-Lazio, Maurizio Sarri, që u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, ka marrë goditjen e dytë edhe nga Gjykatësi sportiv: dy javë skualifikim, gjë që do të parandalojë që trajneri i bardhekaltërve të ulet në pankinë për ndeshjet kundër Cagliari dhe Torinos.

Në komunikatën për shtyp thuhet se java e parë u imponua “për kërkimin e një konfrontimi verbal me një lojtar të ekipit kundërshtar, duke marrë një qëndrim intimidues dhe duke përdorur, kundër të njëjtit lojtarë, fjalë kërcënuese”, ndërsa e dyta për të shkak se “në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, kundërshtoi vendimin e gjyqtarit duke artikuluar shprehje blasfemuese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *