• |
ide | kryesore

‘The Sun’ zbulon fjalimin e Ronaldos para debutimit: “Nuk erdha këtu për të bërë nxitësin e tifozëve”

-Instant, Sport



Disa orë para debutimit të ri me fanellën e Djajve të kuq në Champions kundër Young Boys (hera e fundit ishte finalja e humbur me Barcelonën në 2009), The Sun zbulon një episod që ka ndodhur pikërisht përpara se lojtarët e Manchester United të zbrisnin në fushë. Një fjalim më tepër paralajmërues se motivues që portugezi i ka dhënë shokëve dhe stafit të Manchester United, brenda dhomave të zhveshjes, para ndeshjes kundër Newcastle.

Pasi i mblodhi të gjithë, CR7 nisi: “Unë u ktheva për dy arsye: e para është se e dua Manchester United, e dyta është se e dua mentalitetin fitues që ekziston brenda këtij klubi. Nuk jam këtu për të qenë një ‘cheerleader’ (nxitës i tifozëve). Nëse dëshironi të keni sukses duhet ta doni këtë klub nga zemra. Duhet të hani, flini dhe të luftoni për United. Nëse luani ose nuk luani nuk ka rëndësi, gjithmonë duhet të jepni 100% dhe të mbështesni shokët e skuadrës. Unë jam këtu për të fituar dhe sukseset sjellin lumturi. Duam të jemi të lumtur, apo jo? Ju jeni futbollistë fantastikë dhe unë besoj te ju, përndryshe nuk do të kthehesha. Nëse jepni gjithçka, tifozët do t’ju mbështesin. Unë dua të krijoj një mentalitet fitues, kështu që kur të tërhiqem e gjithë kjo do të mbetet dhe ju do të dominoni përsëri. Unë do të jap më të mirën, por kam nevojë për ju. A jeni gati të luftoni dhe të jepni gjithçka në fushë?”, ka mbyllur motivimin e tij portugezi, duke marrë në këmbim duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve. United ka Mbretin e tij në fron.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *