• |
ide | kryesore

VOA: Merkel po tregon mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe për zhvillimin e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po takohet me krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja Merkel zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, më pas një takim dypalësh mes dy delegacioneve shtetërore.

Kancelarja gjermane vizitoi një ditë më parë Beogradin dhe sot Tiranën, duke treguar edhe një herë tjetër, në fund të mandatit të saj si kancelare, mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian si dhe për zhvillimin e tij.

Gjatë vizitës në Beograd, Kancelarja Merkel u shpreh edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si një kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë.

Zonja Merkel u bë 7 vjet më parë, në gusht 2014, nismëtare e Procesit të Berlinit, i cili përfshiu 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje të përbashkët për të përshpejtuar integrim e tyre në Bashkimin Europian.

Procesi i Berlinit synon të normalizojë dhe rigjallërojë marrëdhëniet rajonale në fushat e infrastrukturës, ekonomisë si dhe shkëmbmeve rinore, përmes reformave, zgjidhjes së çështjeve dypalëshe dhe pajtimi mes shoqërive të rajonit./Zeri i Amerikës, VOA



1 Comment

  1. Partinë Demokratike nuk e themeloi Sali Berisha. Ai e mori (rrëmbeu) me marifete dhe dredhira, e drejtoi me mënyra dhe metoda nga më stalinistet, derisa pergatiti “djalin” e tij pasardhës. Ky i fundit, në fakt, i bëri hatanë, e flaku si njeri të padenjë për partinë. Kjo ka ndodhur dhe ndodh gjithmonë në partitë maksiste-leniniste. Vjen një ditë dhe “i riu, e ha të vjetrin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *