• |
ide | kryesore

Zbulohet ferma me 1200 rrënjë kanabis në Spanjë, arrestohet i riu shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri 24-vjeçar është arrestuar për rritjen e rreth 1.200 bimëve në një fermë në Jarandilla de la Vera. Garda Civile ka çmontuar plantacionin dhe ka akuzuar të riun për krimin e bërë. Autoriteti gjyqësor ka dekretuar tërheqjen e pasaportës për këtë shtetas, me origjinë shqiptare, si dhe detyrimin për t’u paraqitur para gjykatës në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Pasi u zbulua se plantacioni i kanabisit nuk ishte i deklaruar, më 9 shtator u çmontua. Kultivimi i bimëve ishte i shpërndarë dhe bimët ishin në lartësi të ndryshme, në tre tarraca ishte vendosur një kanavacë të gjelbër në secilën prej tyre në mënyrë që të vështirësohet shikimi i tyre nga jashtë.

Për kultivimin dhe për prodhimin më optimal, plantacioni kishte një sistem të ujitjes të përbërë nga tuba të ndryshëm të shtrirë dhe që ishin të lidhur me rezervuarët e ndryshëm të ujit që kishte ferma. Pas çmontimit të plantacionit, gjithsej 1,117 bimë marihuanë u prenë në një gjendje të përparuar të lulëzimit dhe që pasi u peshuan, dhanë një peshë bruto afër një ton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *