• |
ide | kryesore

Çështje hakmarrjesh në Champions: Milan në tokën e Liverpool, në San Siro Inter prêt Real Madrid

-Instant, F1, Sport



Mbrëmje që premton shumë, ajo e të mërkurës në Champions League, me sfida që të kthejnë pas në histori e debutime historike si ai që duhet të bëjë Lionel Messi me fanellën e PSG. E natyrisht ‘armiqësitë’ e vjetra janë sërish në evidencë me Inter që prêt Real dhe Milan që gjen 16 vjet më pas Liverpoolin që i rrëmbeu titullin në mënyrën më të pabesueshme.

GRUPI A
Debutojnë Manchester City e PSG, por më tepër vlen kurioziteti për të parë Messi, për herë të parë në karrierë me një fanellë që nuk është ajo e Barcelonës. Argjentinasi do të udhëheqë parisienët e ndoshta Pochettino mund ti japë hapësirë më në fund treshes së mrekullive Neymar-Mbappe-Messi kur përballë të ketë Brugge. Në ndeshjen tjetër, Guardiola nuk është i shqetësuar duke i patur lojtarët në dispozicion kundër Leipzig, por edhe për faktin se luan në Etihad. Gjermanët kanë humbur shumë me largimin e Sabitzer, por gjithësesi do të tentojnë të bëjnë keq kundër një kundërshtari të destinuar të kërkojë kualifikimin.

GRUPI B
Milan ka humbur Ibrahimovic për ndeshjen e madhe me Liverpool, por kjo nuk ndryshon mendimin e Klopp, i cili, kur lajmi për tërheqjen e suedezit nuk ishte përhapur akoma, saktësoi: “Zlatan është një lojtar i shkëlqyer, një njeri i jashtëzakonshëm, por edhe Giroud është lojtar i madh”. Francezi sapo është shëruar nga Covid, e për të nisur ndeshjen si titullar është në balotazh me Rebic. Në të gjitha rastet kuqezinjtë kanë vlerësimin e teknikut kundërshtar: “Milani nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve prej vitesh, por ka bërë mirë për një viti e gjysmë. Këtë sezon ka filluar mirë kështu që do të jetë e vështirë për ne: është një sfidë interesante, ka disa në Ligën e Kampionëve, kjo është një nga ato”. Kujtimi i 16 viteve më parë ajo finale e humbur në mënyrë të pabesushme ku Milan kaloi nga 3-0 në 3-3 në vetëm 6 minuta, për të humbur më pas në shtesë, ngacmon dëshirën për hakmarrje të kuqezinjve. Natyrisht, duke folur për Milanin në Liverpool, nuk mund të mos kthehesh në finalen e Stambollit 2005: “Mbaj mend pjesën e parë me sens unik dhe pritjet e shkëlqyera të Dudek që e mbajtën Liverpoolin në lojë. E pashë ndeshjen si një tifoz futbolli e jo si tifoz i Milanit apo Liverpoolit dhe, pas 3-0, dukej se Milani e kishte nën kontroll, por në vend të kësaj u shndërrua në një nga ndeshjet më sensacionale në historinë e futbollit, për fatin tonë të mirë”. Atletico Madrid, kampione e Spanjës do të presë në Ëanda Metropolitano Porton. Është një ndeshje, që duke parë nivelin e kundërshtarëve të tjerë, nuk duhet humbur kurrësesi. Simeone e ka të qartë, por të njëjtën ide kanë edhe portugezët.

GRUPI C
Dortmund i beson totalisht aftësive të Haaland për ta nisur si duhet Grupin C, kur të vizitojë Turqinë për tu ndeshur me Besiktas. Dortmund duhet të përligjë statusin si pretendenti kryesor në një grup delikat. Sporting do të presë në Lisbonë Ajax, që nuk ka asnjë problem formacioni e në Portugali do të tentojë të ndërtojë arritjen e bërë tre vjet më parë kur shkoi deri në gjysëmfinale të kompeticionit.

GRUPI D
Rigjehen sërish, tre nga katër kundërshtarët e grupit të sezonit të kaluar. Për Inter është mundësia e revanshit ndaj Real Madrid, me status quo që ndoshta kanë ndryshuar: zikaltrit janë më solidë e merengues jo dhe aq. Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka dashur ti japë një sinjal të fortë të gjithë ambjentit zikaltër, kur ka mbledhur të gjithë lojtarët, trajnerin Simone Inzaghi, gjithë stafin teknik, Giuseppe Marottan dhe Piero Ausilion, për një fjalim motivues në prag të aventurës së re në Ligën e Kampionëve. Zhang përsëriti dëshirën e tij “për ta mbajtur Interin konkurrues në të gjitha kompeticionet me qëllimin për të vazhduar sukseset. Duhet të luajmë me guxim, të lirë nga presioni dhe të japim gjithmonë më të mirën në fushë kundër çdo kundërshtari”. Ancelotti vjen në shtëpinë e tij në Milano të përballet me një skuadër për të cilën dikur ka bërë tifo, por që duhet ta mposhtë për të dominuar grupin, ku bëjnë pjesë edhe Shakhtar Donetsk e Sheriff Tiraspol. Për moldavët është debutim absolut në fazën e grupeve, por ata kanë treguar se mungesa e përvojës nuk I ka penguar të arrijnë deri këtu.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
21:00 Club Brugge ? – ? Paris Saint-Germain
21:00 Manchester City ? – ? RB Leipzig
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
21:00 Atletico Madrid ? – ? FC Porto
21:00 Liverpool ? – ? AC Milan
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
18:45 Besiktas ? – ? Borussia Dortmund
21:00 Sporting CP ? – ? Ajax
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
18:45 FC Sheriff ? – ? Shakhtar Donetsk
21:00 Inter ? – ? Real Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *