• |
ide | kryesore

Champions: për Inter një tabù 9 vjeçare, për Milan një histori për tu rishkruar

-Instant, Sport



Pas Juventus dhe Atalantës i takon milanezëve në Champions: San Siro dhe Anfield, dy tempuj të futbollit për dy sfida që kanë bërë historinë e Kupës/Ligës së Kampionëve. Inter, para 37,000 tifozëve (biletat krejt të shitura, sipas rregullave të Covid), pret Real Madrid, Milan për herë të parë në shtëpinë e Liverpool. Për zikaltrit një tabu e vogël, e kohëve të fundit, që duhet të nisë të fshihet që sonte: pikë për t’i vendosur në renditje për tu shtyrë më në fund përtej raundit të grupeve pas tre vitesh zhgënjimesh të hidhura (raundi i 1/8 mungon që nga viti 2012). Nga ana tjetër, për kuqezinjtë – pa Ibrahimovic – është kthimi pas shtatë vitesh në futbollin e madh evropian, që duhet përballuar pa frikë, për të shkruar faqen e parë të një historie të re.

Asgjë, natyrisht, nuk vendoset sot. Kështu që nuk kanë vend hiperbolat dhe terma të tillë si “vendimtar”, “kyc” ose dicka e tillë. Është hapi i parë, por pikërisht sepse është i tillë ka rëndësinë e vet. Kjo nuk ka dyshim. Duhet të bëjë kujdes Inter, i cili më në fund arrin në Ligën e Kampionëve me titullin kampion në gjoks dhe një besim më të madhe për veten, pavarësisht largimeve të verës. Real, ai që vetëm një sezon më parë fitoi sfidën e dyfishtë (me vështirësi në Spanjë, me një epërsi të qartë në Meazza) përfaqëson atë që dimë: traditë, ndërgjegjësim, siguri, sulmi i madh (Benzema dhe Vinicius), por edhe disa crregullime difensive. Ancelotti është një mjeshtër, askush nuk e njeh Kupën më mirë se ai dhe e di se çfarë duhet për të bërë mirë. Por Inzaghi ka treguar, me një Lazio sigurisht më pak konkurruese se ky Inter, se mund t’i bëjë keq kujtdo në netët europiane.

Dicka e përafërt përjetohet edhe te Milan, që në ditën e debutimit të Piolit në Ligën e Kampionëve rifillon një rrugë të ndërprerë shtatë vjet më parë në kompeticionin që historikisht është më i përshtatshmi për të. Në Milanello e konsiderojnë atë habitatin e tyre natyror, Anfield është vendi i përzgjedhur për t’u rinisur e për të gjetur veten. Klopp është një mjeshtër, Liverpool për traditë lëviz në Evropë me të njëjtin besim si kuqezinjtë. Historia e fundit thotë se Reds janë më përpara, më të gatshëm, ndoshta më të fortë. Sonte, siç u përmend, asgjë nuk vendoset dhe asgjë përfundimtare nuk do të shkruhet. Por një faqe e re e historisë meriton kaligrafinë e kohëve më të mira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *