• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Qeveria ndryshon marrëveshjen me Pfizer, por e mban sekret

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në kontratën e Shqipërisë me kompaninë Pfizer. Këto ndryshime do të jenë sekrete ashtu si dhe vetë kontrata sepse Rama thotë që “shkelet sekreti tregtar”.

“Ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, bashkëlidhur këtij akti normativ, për shkak të sekretit tregtar, nuk do të publikohen në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare”, – thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Këto ndryshime në marrëveshje janë bërë në 13 shtator dhe vendimi është bërë publik në fletoren zyrtare 2 ditë më pas. Marrëveshja e parë me Pfizer u bë më 18 janar të këtij viti. Nga marrëveshja e parë është mësuar se Shqipëria blen një dozë për 12 dollarë.

Sipas marrëveshjes së parë Shqipëria do të përfitonte 500 mijë doza Pfizer. Pak ditë më parë ministrja Ogerta Manastirliu tha se së shpejti do të lidhet një kontratë e re me Pfizer për 500 mijë doza të tjera. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. do kene ndryshuar kohet teper per keq se heren e fundit qe u interesova nuk mundet qeveritari i demokracise te moralizoje veprimet bere fshehurazi publikut

  2. Sekreti është eksperimentet me njerëzit si Katie laboratori qe do te thotë kur te shkoni ne boten tjetër nuk ju paguan njeri dëmet e eksperimenteve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *