• |
ide | kryesore

Dy të arrestuar në Pogradec, tentuan të kultivonin kanabis me skaf drejt Maqedonisë së Veriut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka sekuestruar edhe 38 kg kanabis në kuadër të operacionit policor ‘Hudënishti’, si dhe ka vënë nën pranga 2 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 4 mujor ka çuar nën pranga edhe dy të rinj të cilët do të trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut një sasi prej 38 kg kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në bazë të informacioneve të marra, policia ushtroi kontroll në liqenin e Pogradecit, ku edhe konstatoi një skaf me të cilin autorët do të trafikonin sasinë e lëndës narkotike.
Kujtojmë se më datë 07.08.2021 në kuadër të këtij operacioni policia arrestoi në flagrancë 2 persona dhe sekuestroi 23 kg kanabis që do të trafikohej jashtë vendit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë vendit, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë e mundur ndalimi i shtetasve O. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, K. D., 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.
Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *