• |
ide | kryesore

FOTO/ Gardianen bionde e heqin nga puna se u lidh me një të burgosur

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Melissa Goodwin, një ish-roje burgu në Australi është bërë e famshme për pushimin nga puna për shkak të lidhjeve me të dënuarit. Ajo ka pranuar se nuk ishte personi i përsosur për këtë punë dhe u largua nga puna për shkak të marrëdhënieve seksuale që kishte me të burgosurit.

Ajo krijoi dy marrëdhënie personale me të burgosurit ndërsa punonte në burgun Silverwater në Sidnei. 26-vjeçarja u pushua nga puna në burg muajin e kaluar pas një akuze se ishte përfshirë në një lidhje romantike me një të burgosur.

Gjatë gjykimit ajo mohoi akuzat se një akt seksual ka ndodhur gjatë marrëdhënies së saj me të burgosurin Corey London, duke këmbëngulur se ai ishte veç një shok.

“Unë mund të jem një njeri flirtues dhe mjaft tërheqëse dhe ndoshta nuk isha personi perfekt për këtë punë. Unë e kuptoj plotësisht dhe marr përgjegjësinë për faktin se personaliteti im nuk i përshtatet një burgu” – u tha ajo gazetarëve të një radioje lokale.

Melissës iu dha një urdhër 12-mujor i korrigjimit të komunitetit dhe 120 orë shërbim në komunitet gjatë dënimit të saj. Biondja joshëse duket se po kërkon të krijojë një karrierë të re pasi punon si trajnere personale. ©LAPSI.al

Prison guard Melissa Goodwin heads to the gym after court snafu | Daily  Mail Online Melissa Goodwin: Court win for female prison officer as Corey London  refuses to testify

 

Silverwater prison guard Melissa Goodwin in court over sex with inmate |  Daily Telegraph

Melissa Goodwin: Caleb Valeri accused of beating former Sydney prison guard  | Daily Mail Online



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *